Dy të vdekur nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”

Në autostradën “Ibrahim Rugova”, gjegjësisht afër fshatit Peqan ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, shkruan klankosova.

Sipas kryetarit të komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili ndodhet në vendin e ngjarjes, nga ky aksident kanë mbetur të vdekur dy persona dhe katër të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Sipas tij, të gjithë këta janë shtetas të Shqipërisë.

Sipas policisë, në aksident janë përfshirë dy automjete, një furgon udhëtarësh dhe një kamion dhe se për momentin kahja e autostradës në drejtim të Prishtinës është bllokuar dhe automjetet po orientohen në rrugë alternative.

Njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK, ndërsa të tjerët në Prizren.