E do Zotin

Prof. Arben Desku

E do Zotin
Sepse Zoti është Dashuri.
Në zemrën nuk pushon askush pos Tij.
Të kërkuarit e prehjës në diçka tjetër veç Zotit është tregues i zbrazëtisë brenda brendësisë,
Pasi të kërkosh Zotin përmes dikujt tjetër është shenjë e hidhur e dobësisë.
Sepse Ai ndërmjetës për tek Vetja nuk ka vënë askë,
E nëse kërkojmë ndërmjetës do mbesim pa Të.
Të mbeturit pa Të është si të mbesim pa sy,
I verbëri më nuk i sheh gjërat edhe po ja përshkruajte formën për secilën në veçanti.
Mungesa bëhët e padurueshme kur të Dashurin nuk e sheh,
Por, madhore është kur e do pa e parë se e di që është diku atje.
Përtej dimensioneve të kohërave dhe të botërave,
Në infinit Ai qëndron.
Ekzistenca e Tij nuk ka të filluar e as nuk mbaron.
Ai nuk pret,
Sepse koha është Ai vetë.
Por ti do të presësh,
Sepse për të arritur destinacionin e dëshiruar duhet të kalosh disa stade.
E çdo vuajtje, lodhje e fatkeqësi,
Harrohet lehtë kur je i drejtuar tek Ai.
Nga e larta dhe e ulta jemi krijuar ne
Nuri do nur
Dheu do dhe
Një shpirtë i pastër reflekton dashuri
E një trup pa shpirtë kalbet në ndyrësi.

Arben Desku