E lexojnë Kur’anin me sytë e të vdekurve..!

Dr. Mustafa Mahmud (r.a)

“Myslimanët janë njerëzit që e lexojnë më shumë Librin e tyre sipas rregullave të leximit dhe duke e zbukuruar zërin, por ata janë gjithmonë vendnumëro dhe në gjendje të heshtur që nuk përparojnë. E lexojnë librin e tyre me sytë e të vdekurve.

Ajetet nuk u krijojnë energji që të shtyn të lëvizësh, të punosh, të kërkosh dhe të shpikësh, megjithëse Kur’ani është libër lëvizës dhe pune.

“Thuaj: Ecni nëpër tokë dhe vështroni si ka filluar krijimi”. (El-Ankebut: 20)

“Thuaj: Vështroni çfarë ka në qiej dhe tokë”. (Junus: 101)

“Dhe thuaj: Punoni, dhe Allahu do ta shikojë punën tuaj”. (ET-Teubetu: 105)

Në çdo ajet ka urdhër për të ecur, për të vështruar, për të lëvizur dhe për të medituar që të merret mësim dhe të shpresohet.
_________________
(Dr. Mustafa Mahmud, nga libri “Islami në handek”)

Nga: Hoxhë Lavdrim Hamja