E tmerrshme: Ja çka gjendet në ushqimin që hanë pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës

Pjesëtarët e Njësisë Speciale e Policisë së Kosovës janë duke u përballur me një ushqim jo të mirë në kampin Vrella në Sllatinë, pak kilometra larg Fushë-Kosovës. Në një foto të siguruar nga “Indeksonline” shihet se si në njërin prej ushqimeve, në pjatë, ishte futur një bisht i miut.

Tenderin për furnizim të ushqimit të institucionit kryesor të sigurisë e bënë kompania “Beni-Dona”.

Disa pjesëtarë të PK-së, të cilët s’kanë dashur t’iu përmendet emri, kanë thënë se janë jashtëzakonisht të dëshpëruar me përgatitjen e ushqimeve jokualitative.
Madje, ata kanë treguar se si më parë një numër i madh i tyre kishin probleme me lukth. “Po, në analizat që i kishim bërë na ishte shfaqur helikobakterit”, janë shprehur ata.

Ndryshe, NJSI dhe NJSO janë dy Njësitet e forcave të sigurisë të cilat ushqimin e kanë falas. “Pasul, gullash, speca të mbushur, oriz, patate…”, janë ushqimet ditore.