Edhe me Hatën, edhe me Fatën! Edhe pak fetar, edhe pak laik, varësisht prej rasteve! Edhe patriot, edhe poltron, varësisht prej interesit! Edhe patriarkal, edhe xhentil me femra! Edhe në përkrahje të moralit, edhe pëlqyes i gjysmë të zhveshurave! Edhe lavdinë, edhe lekun! Edhe politikën, edhe jo llogaridhënien! Edhe paudhësinë, edhe parajsën! Edhe me shokë shumë, edhe me familjarë në hasmëri! Edhe agjërimin nga e lejuara, edhe argëtimin me të ndaluarën! Edhe idealist nëpër ndeja, edhe tuc pas atyre ndejave!
More, çfarë jemi? Po mendojmë se të rastësishme janë gjithë këto trazira e luftëra! Jo, jo, kemi rrëshqitur thellë në hipokrizi, shumëfytyrësi. Lehtësisht një gjë të tillë mund ta vëreni gjithandej!
Iljasa Salihu








