Tjetër medalje për xhudon kosovare në “European Open” në Sofje të Bullgarisë.
Në kategorinë deri 52 kilogramë, Fationa Kasapi e fitoi medaljen e bronztë.
Ajo mposhti xhudisten nga izraeli, Ilay Hayun.
Në të njëjtën kohë për të bronztë në kategori të njëjtë luftoi edhe Laurinë Gashi. Ajo megjithatë u mposht nga Sita Kadamboeva e Uzbekistanit.
Laurinë Gashi u rendit e pesta.








