Edhe një lajm tjetër i mirë për Samsung Galaxy Note 10

Pas lansimit të katër smartfonëve të ndryshëm në madhësi në kuadër të serisë ‘Galaxy S10’, kompania gjigante teknologjike ‘Samsung’ ka përgatitur një surprizë në lidhje me modelin ‘Galaxy Note 10’.

Bëhet fjalë për ofrimin e ‘Galaxy Note 10’ në dy madhësi të ndryshme.  Ndërkaq, risia në këtë model qëndron tek versioni i ri i komunikimit celular ‘5G’, i pa testuar ende në smartfonë tjerë, transmeton lajmi.net.

Rrjeti ‘5G’ është gjenerata e ardhshme e lidhjes së internetit telefonik, duke ofruar shpejtësi më të madhedhe lidhje më të besueshme në smartfonë dhe pajisje të tjera.

Sipas një raporti të ‘ETNews’, ‘Note 10’ do të vjen në madhësi prej 6.28 dhe 6.75 inçësh.

Në bazë të raportit, ‘Samsung’-u mund të ofrojë që të dyja madhësitë në standardin ‘LTE’ dhe atë 5G, duke nënkuptuar se do jenë gjithsej katër versione të ‘Note 10’ në dispozicion.

Ndër të tjera, pohohet se modeli ‘5G’ mund të posedojë katër kamera të pasme.

Kompania gjigante teknologjike do të lansoj serinë ‘Galaxy Note 10’ në gushtin e këtij viti.