Edhe një trajner e refuzon Real Madridin

Real Madridi është në kërkim të një trajneri të ri.

Real Madridi e ka shkarkuar Julen Lopeteguin, duke e vënë përkohësisht Santiago Solarin në krye të detyrë.Skuadra spanjolle ishte afër që ta transferonte Antonio Conte, por që ky i fundit refuzoj më pastaj kalimin në ‘Santiago Bernabeu’, përcjell “lajmi.net”.

Real Madridi ka marr edhe një tjetër refuzim nga një trajner tejet i mirë si, Mauricio Pochettino.Argjentinasi i ka bërë me dije skuadrës spanjolle se ai është i lumtur te Tottenhami dhe nuk e mendon largimin.