Edhe Peja pa asnjë të infektuar me koronavirus

A laboratory technician prepares COVID-19 patient samples for semi-automatic testing at Northwell Health Labs, Wednesday, March 11, 2020, in Lake Success, N.Y. The US Food and Drug Administration has approved faster testing protocols as the viral outbreak continues to spread worldwide. For most people, the new coronavirus causes only mild or moderate symptoms. For some it can cause more severe illness. (AP Photo/John Minchillo)

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies në Pejë, ka njoftuar se tashmë në fshatin Llugagji nuk ka asnjë person të infektuar me koronavirus.

Sipas njoftimit, Peja tash po ka çdo ditë e më pak raste me COVID-19.

“Gjatë ditës së sotme ekipet mjekësore të IKSHP-së kanë kryer 12 testime prej të cilave 9 ritestime dhe 3 testime për COVID-19, në qytetin e Pejës. Në njoftimin publik të Instituti Publik mostrat e dërguara nga Peja kanë rezultuar të gjitha negative. Nga rezultatet e sotme del se fshati Llugagji nga tash nuk ka asnjë person të infektuar. Peja përherë e me pak me COVID-19”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se, sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 194 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe se me virus ka rezultuar vetëm një person.