Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron sot për një vizitë në Kosovë. Gjatë qëndrimit të tij, ai do të zhvillojë një takim me presidenten Vjosa Osmani, i cili do të mbahet pa prani mediash.
IndeksOnline ka mësuar se takimi është planifikuar të nisë në orën 11:30, ndërsa presidenca e Kosovës pritet të dalë më pas me një komunikatë zyrtare për media lidhur me përmbajtjen e takimit.
Pas këtij takimi, Rama do të marrë pjesë edhe në promovimin e librit: “Kur heshtja flet – e vërteta e shprehur nga Haga”, e autorit Ahmet Shala. Në këtë ngjarje, që mbahet në hotelin “Emerald” në Prishtinë, pritet të marrin pjesë personalitete dhe udhëheqës shtetërorë, përfshirë edhe kryeministrin e Shqipërisë.
Ndërkohë, policia ka njoftuar se gjatë ditës do të ketë bllokime të pjesshme të trafikut në kryeqytet, për shkak të lëvizjes së eskortës së kryeministrit Rama.







