Edukimi i duhur dhe i vlefshëm

Një grua tregon një histori të çuditshme, thotë: Isha duke vizituar një shoqe në shtëpinë e saj, dhe vajza e saj erdhi tek ne. Vajza pa e përfunduar klasën e tretë. Belbëzonte në të folur, dhe qëndronte pas nënës së saj duke shtrënguar fustanin dhe duke i thënë: Mami a nuk ndërtojm edhe një pallat në parajsë sot? Mendova se e dëgjova gabim. Por vajza e përsëriti. Pastaj vëllezërit që ishin pranë dhe ata thanë atë që tha motra e tyre e vogël. Nëna pa kuriozitet në sytë e mi buzëqeshi, dhe më tha: Dëshiron të shohësh se si ndërtoj një pallat në parajsë unë me fëmijët e mi? Shkuam lartë për të parë se çfarë bëjnë. Nëna dhe fëmijët e saj u ulën përreth sipas moshave. Të gjithë u ulën gati dhe të emocionuar. Nëna filloi të lexojë suren e kulhuvallahut, sinqeritetit.
Thuaj: Ai, Allahu është Një! Allahu është që cdo krijesë i drejtohet, i mbështetet, për cdo nevojë. As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.
Pastaj përsëriten dhjetë herë. Kur përfunduan, bërtitën me një zë të lumtur: Alhamdulillah ndërtuam një shtëpi në parajsë.
Mami i pyeti:
Dhe çfarë doni të vendosni në këtë pallat? Fëmijët përgjigjen duam të themi. Nuk ka fuqi përveç zotit. Nuk ka fuqi përveç zotit. Pastaj ajo u kthye dhe i pyeti: Ata prej jush që dëshirojnë që i dërguari, paqja qoftë mbi të, t’i përgjigjet dhe të pinë nga dora e tij një pije që nuk do të pijë kurrë. Kështu që të gjithë: U lutën për pelkamberin tonë të dashur. Pastaj i lavdëroi dhe shkuan të gjithë në punët e veta. Vazhduan të studiojnë mësimet e tyrej. I thashë si e bëre këtë? Ajo tregoi se fëmijët e saj dëshirojn që të ulem në mesin e tyre e qe te bëhen të lumtur. Unë kete e perdora në përmendjen e Zotit. Më pëlqen ti ndaj këto mësime në një mënyrë që mendja e tyre e vogël mund të kuptojë. Ata shohin pallatet në mendjet e tyre shikojnë heronjtë vizatimor që luftojnë për ta. Mësojeni tek fëmijët tuaj dhe shpërndajeni kudo. Stil i bukur edukativ islamik.
Zoti i bekoftë nënat tona!

Nga: Ahmet Dermala