Shpesh justifikojmë zemërimin dhe të bërtiturat ndaj fëmijëve tanë me “presionet e jetës” ose “ashpërsinë e rrethanave”, por realiteti është se rrethanat nuk janë një arsye për t’i mësuar fëmijët të kenë sjellje të keqe.
Fëmija nuk mëson nga ato që themi, por nga ajo që bëjmë. Si mund të presim që të jetë i sjellshëm, kur nuk sheh tek ne durim dhe qetësi?
Me ngut dhe zemërim, shpesh i japim fëmijës leksione falas në të bërtitur dhe shkatërrim, në vend që t’i mësojmë durimin dhe qetësinë.
Ritmi i jetës është i shpejtë dhe i ashpër, kjo është e vërtetë… por:
Ku është dashuria jonë e vërtetë për fëmijët, që na kërkon t’i mbrojmë edhe nga vetja jonë?
Ku është besimi se “sjellja e mirë” është më e rëndë në peshore në Ditën e Kijametit?
Investoni në moralin e fëmijëve tuaj; përfitimet e tyre në këtë jetë dhe në ahiret meritojnë një moment heshtjeje dhe kontroll mbi zemërimin.
Hoxhë Halil Avdulli








