Egjipt, ekzekutohen 15 të burgosur

 Në Egjipt janë ekzekutuar 15 të burgosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Burime të sigurisë thonë se Gjykata në Egjipt për shkak të sulmeve terroriste në Sinai me dënim me vdekje dënoi 15 persona.

Të dënuarit janë ekzekutuar në burgjet e qyteteve egjiptiane Aleksandria dhe Baheira. Thuhet se këta persona kanë qenë të përfshirë në aktivitete terroriste në rajonin e trazuar te Sinait.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e këtij vendi ende nuk ka njoftim zyrtar.

Që kur në pushtet erdhi presidenti Abdel Fattah el-Sisi janë ekzekutuar tetë persona, por u jane dhene verdikte te denimit me vdekje mijera te burgosurve politik, pasi ishin kundershtar te regjimit te instaluar nga grusht shteti ushtarak.