Egjipti i “vëllazërisë myslimane” e njohu Kosovën, Sisi po dëshiron ta tërheq njohjën

Egjipti mund të ndryshojë mbështetjen e pavarësisë së Kosovës, kështu duke tërhequr njohjen e pavarësisë.

E përditshmja serbe Novosti, ka raportuar sot se pak ditë më parë një nga gazetarët më të njohur egjiptian, Abdel Latif el Manjavi ka botuar në të përditshmen ‘Al masri al-journ’ artikullin “A është koha ta pyesësh vendimin e vëllazërisë”, transmeton Indeksonline.

Cairo në kohën e qeverisë së vëllazërisë myslimane ka njohur shtetin e Kosovës më 26 qershor 2013.

Ndërkohë duhet shtuar se përgjatë kohëve të fundit mediat serbe kanë pasur një raportim të ngjeshur lidhur me tërheqjen e njohjes së Kosovës nga shtete te huaja e që asnjë prej tyre nuk doli të jetë e zyrtarizuar.