Ehud Barak: Bunkerët janë ndërtuar për të siguruar hapësirë për spitalin

Ish-kryeministri izraelit Ehud Barak tha se bunkerët poshtë spitalit Al-Shifa, dihet se ekzistojnë për shumë dekada.

Ish-kryeministri izraelit, Ehud Barak, ka konfirmuar për prezantuesen e CNN, Christiane Amanpour se bunkerët nën spitalin Al-Shifa janë ndërtuar fillimisht nga ndërtuesit izraelitë, kur shteti kolonial kishte pushtimin fizik të Rripit të Gazës.

“Dekada më parë, ne po drejtonim vendin, kështu që i mbajtëm për dekada, shumë dekada më parë, ndoshta pesë apo katër dekada më parë, që i ndihmuam të ndërtonin këta bunkerë në mënyrë që të mundësojmë më shumë hapësirë për funksionimin e spitalit brenda madhësisë shumë të kufizuar të këtij kompleksi,” shpjegoi Barak.

Që kur Izraeli sulmoi Al-Shifan disa ditë më parë, u bë e qartë se ushtria pushtuese gënjeu me pretendimet e saj se tunelet nën spital ishin një seli ushtarake e ndërtuar nga Hamasi.

Ushtria nuk ka arritur të sigurojë asnjë provë për pretendimet e saj.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi të hënën se stafi i saj kishte parë vetëm civilë në objektin mjekësor.

Ushtria okupatore izraelite ka detyruar pacientët dhe ekipet mjekësore të largohen nga spitali pavarësisht kushteve të vështira. Ata që u detyruan të largoheshin përfshijnë 28 foshnja të lindura para kohe që u evakuuan nga Al-Shifa në Egjipt nëpërmjet pikës kufitare Rafah. /mesazhi