Ekipet e Rojës Bregdetare Turke shpëtuan 52 emigrantë të parregullt në ujërat territoriale turke

Në dy operacione të ndara të kryera në rrethin Ayvacik të Çanakalasë, 52 emigrantë të parregullt u shpëtuan pasi u shtynë nga Roja Bregdetare Greke në ujërat territoriale turke.

Ekipet e Komandës së Rojës Bregdetare Turke përcaktuan një grup emigrantësh të parregullt në një gomone gome në afërsi të brigjeve të qarkut.

Ekipet që u dislokuan në zonë shpëtuan 24 emigrantë të parregullt të cilët u shtynë në ujërat territoriale turke nga elementët grekë.

28 emigrantë të tjerë të parregullt të cilët zbarkuan me mundësit e tyre pasi u shtynë në ujërat territoriale turke nga elementët grekë në Bababurnu u morën nga ekipet e Komandës së Rojës Bregdetare.

Emigrantët e parregullt iu dorëzuan Qendrës së Riatdhesimit të të Huajve në Ayvacik pas procedurave ligjore.

Një anije e Rojës Bregdetare Turke u dërgua në zonë pas raportimeve për një grup azilkërkuesish në një gomone shpëtimi në afërsi të brigjeve të Foça të Izmirit.

Ndërkaq u shpëtuan edhe 8 azilkërkues të tjerë të lënë në një barkë shpëtimi në ujërat territoriale turke nga forcat greke.

Pas procedurave, azilkërkuesit u dërguan në Drejtorinë Provinciale të Menaxhimit të Migracionit. /trt