Ekipi izraelit përjashtohet nga gara e çiklizmit në Itali për arsye sigurie

An Israel-Premier Tech team bus (Image credit: Getty Images)

Organizatorët e garës së çiklizmit Giro dell’Emilia, që do të mbahet më 4 tetor në Itali, kanë vendosur të përjashtojnë ekipin izraelit Israel-Premier Tech për arsye sigurie.

Adriano Amici, president i GS Emilia, tha se vendimi ishte i domosdoshëm për shkak të rrezikut të lartë për çrregullime gjatë garës, duke theksuar se “ishte një vendim i vështirë nga ana sportive, por i pashmangshëm për sigurinë publike”.

Gara do të zhvillohet mbi një distancë prej 199 kilometrash nga Mirandola deri në Bolonja. /mesazhi