Ekperimentohet për herë të parë një terapi për të rinuar qelizat. Pra shkenca po përparon përtej sipërfaqes, duke hyrë në themel të organizmit, në kërkim të rinisë së përhershme.
Eksperimenti është realizuar në SHBA nga një kompani private Life Bioscences, me synimin për të aktivizuar 3 gene, të cilët kanë aftësinë të aktivizojnë rigjenerimin e neuroneve me nervin optik, që lidh pra sytë me trurin e që rezulton të jetë i dëmtuar nga persona të prekur nga glaukoma, patologji e syve.
Terapia riprogramon qelizat e plakura në mënyrë të pjesshme, në mënyrë që të rikthejnë karakteristikat e qelizave të reja pa humbur plotësisht identitetin dhe funksionin.
Për të arritur këtu kërkuesit kanë përdorur 3 ose 4 gene, që vendosen në brendësi të qelizave nëpërmjet nje vektori, një virus, që zakonisht përdoret në terapitë gjenike.
Dhe këto gene aktivizohen vetëm kur personi në trajtim merr antibiotikun doxiciclina.
Në momentin që ky ndërpritet, genet çaktivizohen. Sipas ekipit, puna kërkimore nuk është ende në fazën e rinimit të qelizave të gjithë trupit, por ai është synimi përfundimtar.







