Krijohet antena e parë lazer që transmeton valë radio. E quajtur antenë me fashë plazma, është e sintonizueshme në bazë te nevojave, rrjedhimisht në gjendje të transmetojë në një gamë të gjerë frekuencash.
Testet e para dhe rezultatet me sukses të realizuara nga Universiteti i North Carolina në SHBA janë publikuar në revistën Journal of Microwaves.
Kjo arritje hap një sërë rrugësh premtuese ku mund të aplikohen këto antena në fushën hapësinore, nga satelitët tek teknologjitë për eksplorimin hapësinor, ku karakteristikat e tyre mund të jenë mjaft të vlefshme dhe në ndihmë të zbulimeve të tjera.
Bëhet fjalë për një koncept të ri që konsiderohet entuziasmues, dhe që bën të mundur personalizimin e antenave duke evituar kompleksitetin e mekanizmave mekanikë.








