Ballina Kuriozitete Optgjenetika, shpresë për rikthimin e shikimit

Optgjenetika, shpresë për rikthimin e shikimit

Përftohen rezultatet e para pozitive nga çmimi Nobel në Mjekësi mbi optogjenetikën, që kombinon gjenetikën me dritën.

Kjo teknikë eksperimentale është aplikuar ndaj një pacienti me sëmundje të trashëguar të retinës së syrit, që mund të çojë në verbëri.

Në studimin e universitetit të Pittsburgh të publikuar në revistën New England Journal of Medicine, 10 pacientë me sëmundjen e syve në stad të avancuar i janë nënshtruar terapisë eksperimentale të bazuar në optogjenetikë, dhe ka rezultuar e sigurtë, dhe në disa prej tyre ka patur rikthim të pjesshëm të shikimit.

Me teknikën e re, autorët e studimit kanë injektuar në retinën e syrit një gen që kodifikon një protein të ndjeshme ndaj dritës, që më pas aktivizohet nga syze të veçanta.

Një kamera e integruar ndërkohë transmeton informacionet vizive tek nje procesor që i konverton në sinjale të ndritshme.

Efektet anësore ndërkohë, si inflamacion i përkohshëm dhe rritje e tensionit okular, kanë qenë shumë të lehta në vetëm 6 prej pacientëve.

Kjo terapi, pavarësisht se është hera e parë që aplikohet, nuk riktheu shikimin normal, por disa prej pacientëve patën përmirësime të dukshme, duke arritur të dallojnë praninë dhe pozicionimin e objekteve.

Duhet ende punë thonë autorët për përmirësimin edhe më tej me rezultate të plota në rikthim të shikimit.