Ballina Lajmet Rajon dhe Botë A ka nisur kolonizimi sionist i Shqipërisë?

A ka nisur kolonizimi sionist i Shqipërisë?

Shqetësime mbi fluturimet drejt Rinasit dhe marrëveshjet e reja ajrore

Në një kohë kur Shqipëria po përjeton protesta të fuqishme dhe tensione të larta politike, gazetarja Beti Njuma ka ngritur shqetësime të forta publike lidhur me një rritje të pazakontë të fluturimeve nga Izraeli drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale tri ditë më parë, ku publikoi një fotografi të tabelës së fluturimeve nga aeroporti “Ben Gurion” i Tel Avivit drejt Rinasit (të operuara nga kompanitë izraelite Israir dhe El Al), Njuma deklaroi: “5 avionë nga Izraeli në Rinas brenda 24 orëve! S’është normale, në 2 orë 3 avionë!”.

Gazetarja ngriti pyetjen alarmuese: “Çfarë do një ushtri izraelite në Shqipëri në këto çaste kritike në vendin tonë?!”. Megjithëse fotografia tregon linja ajrore civile dhe përsëritja e numrit të fluturimit LY5183 nuk dëshmon domosdoshmërisht praninë e trupave ushtarake, mungesa e transparencës së plotë nga Autoriteti i Aeroportit të Rinasit (TIA) dhe autoritetet shtetërore lë hapësirë të madhe për dyshime të arsyeshe mbi atë se çfarë po ndodh në prapaskenë.

Këto dyshime përforcohen akoma më shumë nga raportimet e mediave izraelite. Sipas një artikulli të publikuar së fundmi në portalin YeahThatsKosher, Izraeli dhe Shqipëria kanë nënshkruar zyrtarisht një marrëveshje të re aviacionesh për të zgjeruar linjat ajrore mes dy vendeve.

Paktet u firmosën më 12 tetor 2026 në Tiranë nga ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Sa’ar dhe ministri shqiptar i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi. Artikulli nënvizon se numri i turistëve izraelitë në Shqipëri ka pësuar një rritje vertikale, nga rreth 7.000 vizitorë që ishin në vitin 2023 në mbi 100.000 përgjatë vitit 2026.

Përveç rritjes së kapaciteteve të fluturimeve të koordinuara me ministren e Transportit të Izraelit, Miri Regev, është nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi mes dy qeverive që i lejon Shqipërisë të kontraktojë drejtpërdrejt kompani izraelite për projekte publike shqiptare.

Sa’ar u takua gjithashtu me kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar atë si një “mik të palëkundur të Izraelit”. Për më tepër, artikulli detajon se për udhëtarët kosher në Tiranë ofrohet ushqim dhe shërbime përmes “Besa Center” nën mbikëqyrjen e Chabad Albania dhe rabinit Yoel Kaplan.

Vlen të theksohet se i njëjti rabin është denoncuar publikisht dhe ndaj tij janë ngritur akuza e thirrje zyrtare për arrestim nga organizata ndërkombëtare të të drejtave të njeriut për përfshirjen e tij direkte si ushtarak aktiv i ushtrisë izraelite (IDF) në gjenocidin dhe krimet e luftës të kryera në Gaza.

Pastaj është një ironi e thellë që emri “Besa” përdoret në këtë strukturë, kur koncepti i besës shqiptare është keqpërdorur dhe shpërdoruar hapur nga Kryeministri Edi Rama në një përpjekje të kotë për të shuar “Revolucionin e Flamingove”.

Ky revolucion tashmë është shndërruar në një vullkan të vërtetë zemërimi e revolte gjithëpopullore, i udhëhequr kryesisht nga të rinjtë që refuzojnë shitjen e interesave kombëtare.

Kjo politikë servile pro-Netanyahut që po ndjek Edi Rama bie në kundërshtim të hapur me interesat gjeopolitike dhe kombëtare të Shqipërisë. Ajo përputhet plotësisht me deklaratën e tij publike të bërë disa vite më parë për ta kthyer Shqipërinë në një “vend rezervë” për hebrenjtë.

Një projekt i tillë kolonizimi, i cili fatmirësisht dështoi të zbatohej në vitet 1930, po tentohet të ringjallet sot me rrugë të tërthorta turizmi e investimesh.

E kjo po ndodh sot kur në parim Shqipëria është gjeostrategjikisht dhe ekonomikisht shumë më e fortë se sa para një shekulli, por po përballet me një pushtet që shpërdoron resurset dhe territorin kombëtar për llogaritë politike të një elite të korruptuar. /tesheshi.com/