Ballina Lajmet Rajon dhe Botë E paimagjinueshme: prifti shuhet nën peshën e kryqit

E paimagjinueshme: prifti shuhet nën peshën e kryqit

Mesha që po transmetohej live, ulërimat nga e papritura tragjike

Një meshë në një kishë në Ekuador përfundoi në tragjedi kur një kryqi i madh prej druri me Jezuin e kryqëzuar ra mbi priftin, duke rezultuar në vdekjen e tij.

Incidenti ndodhi të shtunën në Guayaquil. Famullitarët madje po e transmetonin meshën drejtpërdrejt në internet.

Ndodhi rreth gjysmë ore pas fillimit të meshës, ku kryqi prej druri u shkëput dhe ra mbi priftin, i cili u shemb në tokë.

 

Ta pranishmit, nën ulërima, nxituan për të ndihmuar priftin Patricio Sanchez Molinari, por nuk mundën ta rikthejnë në jetë. Vdekja e tij u konfirmua më vonë nga Kryepeshkopata e Guayaquil.

Mediat ekuadoriane raportojnë se ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi rënien e kryqit. /tesheshi.com/