Ekzekutohen pagat e punonjësve publikë

Tashmë janë ekzekutuar pagat për zyrtarët publikë dhe përfitimet sociale për muajin shtator.

Siç merr vesh Telegrafi nga burimet e saj, pagat janë ekzekutuar nga Thesari i Shtetit.

Ndryshe, sot është raportuar se shkaktari kryesor për mos ekzekutimin e pagave ishte skadimi i mandatit të ushtruesit të detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit.

Mos-ekzekutimi i pagave në afatin e paraparë është parë me shqetësim nga ish-kryetari i Sindikatës së Shërbyesve Civil të Kosovës, Mursel Zymberi. Ai tha se e kanë të pamundur të veprojnë si aktivitet sindikal, pasi qeveria ka mbyllur kodet buxhetore të sindikatave.