Ballina Lajmet Kosovë Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për pensionistët

Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për pensionistët

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se janë ekzekutuar shtesat e njëhershme për të gjithë pensionmarrësit.

“Pas të gjitha përgatitjeve teknike nga stafi i MFPT, sot kemi arritur të ekzekutojmë shtesat e njëhershme për të gjithë pensionmarrësit si në vijim:

– Pensionistët e moshës

– Kategoritë e luftës

– Pensionet për aftësi të kufizuara

– Pensionet familjare dhe të invaliditetit në punë, dhe

– Pensionet e parakohshme, për ata që marrin më pak se 500 euro”, ka shkruar Murati.