Eliminohet Tirana, mposhtet prapë nga izraelitët

Skuadra shqiptare, Tirana është eliminuar nga Europa Ligë, shkruan IndeksOnline.

Shqiptarët u mposhtën edhe në shtëpi kundër ekipit nga Izraeli, Maccabi Tel Avivi me rezultat 0 me 3, ndërsa me të përgjithshëm 5-0.

Golat për ekipin mysafirë i shënuan: Schoenfeld, Itzhaki dhe Rikan.

Për Tiranën vlen të përmendet se gjërat u përkeqësuan në fund të pjesës së parë, ku Sentamu u ndëshkua me karton të kuq.

Skuadra izraelite pret fituesin e ndeshjes SJK – Reykjavik, për ta mësuar kundërshtarin në rrethin e dytë