Kompania “Space X” kontrollon pjesën më të madhe të satelitëve në orbitën e tokës
Kompania “Space X” e miliarderit Elon Musk kontrollon pjesën dërrmuese të satelitëve. Sipas të dhënave të Agjencisë Hapësinore Evropiane, 8600 satelitë Starlink janë aktivë në orbitë.
Elon Musk kontrollon 2/3 e satelitëve aktivë në orbitën e Tokës. Janë lëshuar mbi 10 mijë satelitë Starlink, ndërkohë që 8 mijë e 600 janë aktivë dhe në funksion.
Sipas të dhënave të Agjencisë Hapësinore Evropiane, në total orbitojnë rreth Tokës 12 mijë e 500 satelitë, ndër të cilët kompania Space X e miliarderit Musk kontrollon pjesën dërrmuese të tyre.
Deri tani, në muajin e 10-të të vitit 2025, Space X ka ekzekutuar 133 fluturime Falcon 9, duke shënuar edhe rekord vjetor për vetë kompaninë, me një mesatare prej 13 në muaj.
Projekti për internet pa kufi edhe për zonat me pak akses nisi në vitin 2019, duke pozicionuar satelitët Starlink në një lartësi rreth 550 km mbi nivelin e sipërfaqes së planetit.








