Emiri i Katarit dhuron 14 milionë dollarë për viktimat e tërmetit në Turqi, Siri

Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani

Emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani dhuroi 14 milionë dollarë të premten për viktimat e tërmeteve të dyfishta në Turqi dhe Siri, sipas Agjencisë së Lajmeve të Katarit.

Al-Thani i dhuroi paratë për fushatën OunSaand të organizuar nga një kanal televiziv i Katarit.

Rreth 19 milionë dollarë janë mbledhur si pjesë e fushatës.

Shifrat janë rritur mbi 23,000 persona të vrarë dhe mbi 80,000 të plagosur nga dy tërmetet e forta që goditën Turqinë jugore të hënën, tha të premten Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca.

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë, me qendër në provincën Kahramanmaras, prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë gjithashtu Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa.

Disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin, gjithashtu ndjenë lëkundjet që goditën Turqinë në më pak se 10 orë.