Emisarët specialë të Macronit dhe Merkelit me mesazh për Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim një delegacion franko-gjerman, i përbërë nga këshilltari i kancelares gjermane Angela Merkel, Jan Hecker dhe të presidentit francez Emmanuel Macron, Emmanuel Bonne.Emisarët special të Macronit dhe Merkelit me mesazh për Kurtin

Misioni i tyre në agjendën e takimeve me Qeverinë e Kurtit dhe liderëve të vendit është zhbllokimi i bisedimeve me Serbinë si dhe mbështetja për marrëveshje përfundimtare.

Emisari francez Emmanuel Bonne, para takimit ka thënë se në Kosovë kanë ardhur për t’i sjellë një porosi të veçantë kryeministrit Kurti.

“I kemi sjellë porosi të veçantë kryeministrit, për këtë arsye kemi ardhur”, ka thënë  Bonne.

Mesazhi kryesor është heqja e tarifës 100% si dhe shpalosja e qëndrimeve të dy liderëve më me ndikim në BE, Macron dhe Merkel.

Emisarët special do të priten në takim edhe nga presidenti, Hashim Thaçi.