Emri Muhamed u rendit për herë të parë në dhjetëshen e emrave më të përdorur për djem në Ontario, duke zënë vendin e 9-të. Ky është një moment historik për emrin, i cili nuk kishte qenë pjesë e dhjetëshes më të mirë gjatë dekadës së fundit.
Për vajza, emrat më të përdorur në vitin 2023 ishin Olivia, Charlotte dhe Sophia, ndërsa për djem, Noah dhe Liam mbajtën dy vendet e para, me Theodore, Oliver dhe Jack që plotësuan pesëshen e parë. Emri Muhamed renditet përpara Leo dhe menjëherë pas Lucas.
Muhammad Haseeb Ahmad, inxhinier softuerësh dhe i diplomuar së fundmi në Universitetin e Windsor, shprehu krenari për këtë përfaqësim. Ekspertët vënë në dukje se ky trend reflekton rritjen e ndjeshme të popullsisë myslimane në Ontario gjatë dy dekadave të fundit. /islamgjakova





