Enrique: Kosova është afërsisht si ne, për dallim nga skuadrat e tjera të grupit sulmojnë dhe mbrohen njëkohësisht

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis Enrique ka folur në konferencë për shtyp për takimin kundër Kosovës.

Nesër, Spanja është mysafirë i Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, shkruan lajmi.net.

Enrique fillimisht foli për atmosferën, ngase mediat raportuan se nuk do mirëpritej mirë.

“Së pari, do doja të thosha se është atmosferë perfektë, njerëzit janë shumë të ëmbël. Nuk do flasim për politikë, kemi ardhur të luajmë futboll dhe kjo është e gjitha”.

Ndërkohë, ish trajneri i Barcelonës, theksoi se i pëlqen loja e Kosovës dhe mendon se janë të njëjtë sikur Spanja.

“Më pëlqen loja e tyre, sulmojnë mirë, janë të fortë nga mbrojtja, janë afërsisht të njëjtë si ne.  Për dallim nga ekipet e tjera, janë sulmuese, sulmojnë dhe mbrohen njëkohësisht, ne do provojmë të luajmë sa më mirë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, përballja zhvillohet nesër në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.