Enver Hoxhaj dënon fuqishëm sulmin në Stamboll

Viti i ri ka nisur me viktima në shtetin turk.

Të paktën 35 persona, mesin e tyre një polic, kanë humbur jetën në një sulm në klubin e natës ‘Reina’ në Stamboll.
Lexo po ashtu:

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj përmes llogarisë personale në Twitter i ka shprehur ngushëllimet Turqisë duke dënuar sulmin.

“Fuqishëm e dënojmë sulmin në Stamboll. Ngushëllimet e thella për popullin dhe qeverinë turke”, ka shkruar Hoxhaj.

Gjithashtu të paktën edhe 40 persona të tjerë janë plagosur në sulmin që ndodhi në klub e natës “Reina”, në zonën e Ortakoy.