Enver Hoxhaj: PDK me platformë të mirëfilltë në përmbylljen e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi

Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se subjekti që ai përfaqëson duhet udhëhequr fazën përfundimtare të dialogut mes Kosovës e Serbisë.

Hoxhaj në Zonën Zgjedhore në Klan Kosova, deklaroi se PDK është partia me elektoratin më të madh dhe nuk e ka për herë të parë t’ju prijë proceseve të rëndësishme për vendin, njofton Klan Kosova.

”Nëse flasim për të arriturat, ka arsye për kritikë. Nëse flasim në një rrafsh parimor, kjo nuk ka qenë temë që është iniciuar nga PDK por është çështje që është iniciuar nga Këshilli i Sigurimit në Asamblenë e Përgjithshme rezolutë e arritur në shtator të vitit 2010”.

”Partia Demokratike e Kosovës do ta përmbyll shtetësinë e Kosovës, e kur është dialogu temë, kjo do trajtim serioz. Tash e tutje njohja e ndërsjellë, anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe një listë e gjatë e çështjeve që kanë të bëjnë me të kaluarën e raporteve Kosovë –Serbi, çështjet që lidhet me të pagjeturit, krimet që ka bërë Serbia në Kosovë, dhunën seksuale që ka bërë Serbia ndaj grave në Kosovë, çështjet që kanë të bëjnë me dëmshpërblimin material, kemi listë, që do t’i shtrojmë kur të nis procesi i dialogut por çështja kryesore është anëtarësimi i Kosovës në OKB”.

”Me vet faktin që Matthew Palmer është emëruar i deleguar për Ballkan, do të thotë se nuk duhet humbur kohë. Por me tu arritur kjo marrëveshje, Kuvendi e ratifikon, e më pas ajo do të vendoset tek qytetarët në një referendum”.

Enver Hoxhaj shtoi se është kandidati i PDK-së për kryeministër, ai i cili duhet prirë dialogut Kosovë –Serbi dhe mund ta përmbyllë një proces të tillë, njofton Klan Kosova.

”Partitë e mëdha mund t’i prijnë këtij procesi. PDK e ka madhësinë elektorale, por mbi gjithë atë, kandidati ynë Kadri Veseli, në mënyrën më të mirë të mundshme, di ta vlerësojë dhe ta përmbyll një proces të tillë.  Ne kemi votuar në të kaluarën për tema të vështira. PDK në procese të tilla është e disiplinuar dhe shtyn përpara tema të tilla. Njohim temat me diçka të tillë. Elektorati, qytetarët e Kosovës i besojnë PDK-së për këtë punë dhe PDK iu beson qytetarëve të vet”.

”Duhet të ketë transparencë edhe më shumë por do të ketë nevojë edhe për lobim ndërkombëtar por zbatimi i marrëveshjes do të varet nga zbatimi i Asamblesë së Përgjithshme që do të votohet për një proces të tillë. Vetëm një subjekt i madh si PDK-ja mund të krijojë një platformë të mirëfilltë edhe në zbatimin e marrëveshjes. U pa që është e mundur një Qeveri e mirë parlamentare”.