Erdhi Islami dhe ngushtoj maksimalisht rrethin e shenjtërive…

Hoxhë Halil Avdulli

Sa më i gjerë rrethi i shenjtërive, aq më i ngushtë rrethi i të menduarit, dhe sa më e ngushtë hapësira e shenjtërive, aq më e gjerë hapësira e të menduarit.
Prandaj erdhi Islami dhe ngushtoj maksimalisht rrethin e shenjtërive, duke zhveshur nga rrobat e shenjtërisë shumëçka që konsiderohej e shenjtë.
Kështu, mendja muslimane u hap në univers pa asnjë pengesë, përkundrazi, u bë meditimi, soditja dhe hulumtimi në univers, një nga afërsitë më të mëdha me Zotin. Feja zbuloi se Zoti nuk krijoi qeniet e shenjta njerëzore, që mund të kenë imunitet tek Zoti, kështu që afërsia apo largësia jonë me Zotin nuk është për shkak të prejardhjes, ngjyrës apo atdheut, por besimit dhe veprave të drejta.
I Plotfuqishmi ka thënë: Më i nderuari prej jush te Zoti është më i devotshmi nga ju.

Nga: Hoxhë Halil Avdulli