Erdoğan dhe presidenti i Këshillit Evropian diskutojnë sulmin e Rusisë në Ukrainë

Gjatë bisedës, presidenti Erdoğan ka vënë në dukje se do të vazhdojnë të bëjnë më të mirën për të rivendosur paqen midis Rusisë dhe Ukrainës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonie me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, në bisedën telefonike u bisedua për sulmin rus ndaj Ukrainës dhe zhvillimet e fundit.

Gjatë bisedës, presidenti Erdoğan ka vënë në dukje se do të vazhdojnë të bëjnë më të mirën për të rivendosur paqen midis Rusisë dhe Ukrainës. /aa