Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Irakut, Mohammed Shia al-Sudani, për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe, si dhe zhvillimet rajonale dhe globale, transmeton Anadolu.
Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë njotoi se gjatë telefonatës me kryeministrin irakian, Erdogan tha se Ankaraja do të vazhdojë të ndërmarrë hapa për forcimin e marrëdhënieve me Irakun në fusha të ndryshme, veçanërisht në tregti.
Presidenti turk theksoi gjithashtu se rritja e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit do të ishte në dobi të të dy vendeve.




