Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, sot deklaroi se vendi i tij do të kapërcejë të gjitha sfidat, në radhë të parë problemin e inflacionit, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan mori pjesë sot në ceremoninë e hapjes së disa tuneleve në rrugën Zonguldak – Kilimli përmes videokonferencës.
“Falë këtij projekti me një investim prej 1 miliard e 150 milionë lirash turke, udhëtimi 40-minutësh mes Zonguldak dhe Kilimli do të reduktohet në vetëm pesë minuta”, tha Erdoğan.
Erdoğan nënvizoi se ky projekt do të ketë një rëndësi të madhe në zhvillimin e mëtejshëm të gjithë rajonit.
“Për ne është e rëndësishme se si jetojnë qytetarët tanë dhe çfarë duan. Çdo problem, çdo dhimbje e popullit tonë është prioriteti ynë i parë dhe i domosdoshëm”, tha Erdoğan, duke shtuar:
“Ne do të kapërcejmë çdo problem që kemi në këtë periudhë, në radhë të parë problemin e inflacionit”. /aa