Erdoğan: Kemi siguruar zgjatjen e afatit të Marrëveshjes për Korridorin e Drithit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se tha se marrëveshja për eksportin e drithit, e cila përfundonte më 19 mars është zgjatur, raporton Anadolu.

Erdoğan mbajti një fjalim në ceremoninë e hapjes së Kalasë Seddülbahir dhe rrugës shtetërore Gelibolu-Eceabat, ku ai bëri të ditur se një nga gurët më të fortë të themelit mbi të cilin ndërtuan vizionin e Shekullit të Turqisë është fitorja të cilën kanë fituar kundër botës në Çanakkala.

Para përfundimit të fjalës së tij, Erdoğan vuri në dukje se dëshiron të ndajë me opinionin botëror një zhvillim lidhur me Marrëveshjen e Korridorit të Drithit, të cilën bashkë me Kombet e Bashkuara (OKB) siguruan nënshkrimin e saj në muajin korrik.

“Në fund të bisedimeve me të dy palët kemi siguruar zgjatjen e afatit të marrëveshjes e cila do të përfundonte më 19 mars. Kjo marrëveshje e cila deri më sot ka siguruar dërgimin në tregjet botërore të 25 milionë tonëve drithë me mbi 800 anije, ka një rëndësi jetike në aspektin e stabilitetit të furnizimit global ushqimor. Falënderoj palët e Rusisë, Ukrainës dhe të OKB-së të cilët nuk kanë kursyer përpjekjet e tyre për zgjatjen edhe njëherë të marrëveshjes”, tha Erdoğan.