Erdogan: Luhatjet e valutës, të motivuara politikisht

Luhatjet e fundit të valutës në Turqi kanë arsye politike, tha presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kjo çështje është tërësisht e drejtuar nga motive politike”, tha Erdogan në një takim të udhëheqësve provincialë të Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit (AK Parti) në kryeqytetin turk Ankara.

Luhatjet e fundit kanë treguar gjithashtu se asnjë vend në botë nuk është i sigurt politikisht dhe ekonomikisht, shtoi Erdoğan.

Erdoğan iu referua rritjes së kohëve të fundit të normës mes dollarit amerikan dhe lirës turke, e cila ai tha se është sikurse një sulm ekonomik nga administrata Trump nën pretekstin e një çështjeje ligjore që përfshin një shtetas amerikan me dyshime për aktivitete terroriste që kanë synuar paqen dhe stabilitetin e Turqisë.

Erdoğan përshkroi këtë rritje “të menjëhershme” në muajin gusht si “dëshmi e një tentative për atentat ekonomik”.

Washingtoni ka vendosur sanksione ndaj dy ministrave të kabinetit qeveritar për moslirimin e pastorit amerikan Andrew Brunson, i cili përballet me akuza të terrorizmit në Turqi.

Sanksionet e SHBA-së kanë qenë të natyrës politike, pasi Turqia ka kundërshtuar “kërkesat jorespektuese” të administratës amerikane.