Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Erdoğan merr pjesë në darkën e organizuar nga mbreti holandez në nder...

Erdoğan merr pjesë në darkën e organizuar nga mbreti holandez në nder të liderëve të NATO-s

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan mori pjesë në një darkë të shtruar nga mbreti holandez Willem-Alexander dhe bashkëshortja e tij në nder të udhëheqësve dhe bashkëshorteve të tyre që marrin pjesë në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s, raporton Anadolu.

Në darkën e organizuar në Pallatin Mbretëror, presidenti Erdoğan u shoqërua nga bashkëshortja e tij Emine Erdoğan.

Darka filloi pasi mbreti holandez, Willem-Alexander dhe bashkëshortja e tij Maxima iu uruan mirëseardhje të ftuarve në darkë dhe bënë foto familjare me krerët e shteteve dhe qeverive që marrin pjesë në samit dhe bashkëshorteve të tyre.