Erdoğan në Adiyaman: Asnjë qytetar nuk do të vuajë për strehim

Ndërtimet e reja që pritet të bëhen në rajonet e prekura nga tërmetet 6 shkurtit, sipas presidentit turk nuk do të ndërtohen pranë vijës së çarjes.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan sot po qëndron në vizitë të rajoneve Golbasi dhe Dogansehir, të prekura nga tërmetet e 6 shkurtit.

Duke folur nga provinca Adiyaman, ai tha se do të vazhdojnë t’i mbështesin njerëzit në çdo mënyrë të mundshme.

“Rreth 66.000 njerëz nga Adiyaman u dërguan në Istanbul dhe provinca të tjera për trajtim”, tha presidenti Erdoğan dhe shtoi se asnjë nga qytetarët e kësaj province nuk do të vuajë për strehim a ndihmë për qira.

Ndërtimet e reja që pritet të bëhen në rajonet e prekura nga tërmetet 6 shkurtit, sipas presidentit turk nuk do të ndërtohen pranë vijës së çarjes.

“Do t’i mbështesim fermerët tanë në çdo aspekt, nga ushqimi e deri te bagëtitë e reja. Pas rilevimeve tokësore, 309.000 rezidenca do të hyjnë në fazën e ndërtimit. Ne do të ndërtojmë 50.000 rezidenca në Adiyaman pas përfundimit të ekzaminimeve”, paralajmëroi presidenti Erdoğan.

Mes të tjerash ai shtoi se nuk do t’i harrojnë kurrë ata që nxituan në mbështetjen dhe ndihmën e dhënë.