Erdogan: Ne filluam revolucionin për zhvillimin e gjelbër

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se ata filluan revolucionin e gjelbër të zhvillimit, i cili është synimi i parë i vizionit të tyre të vitit 2053, që e shohin si trashëgiminë më të rëndësishme që do t’u lënë të rinjve.

Në median sociale e postuan pamje nga Programi i Takimit Rinor të mbajtur nga Presidenti Erdogan në muzeun e ri të qytetit të Adanës me studentë nga 81 krahina, që kanë fituar universitetin.

Në fjalimin e tij në këtë aktivitet, Erdogan rikujtoi se ata kanë miratuar kohët e fundit Marrëveshjen e Parisit për Klimën.

Duke deklaruar se me këtë vendim, ata filluan revolucionin e zhvillimit të gjelbër, i cili është synimi i parë i vizionit të tyre të vitit 2053, të cilin ata e shohin si trashëgiminë më të rëndësishme që do t’u lënë të rinjve, Erdogan tha: “Ashtu si në të gjitha çështjet e tjera, ne marrim mbështetjen më të madhe nga të rinjtë tanë në revolucionin e zhvillimit të gjelbër. Ashtu siç Turqia është diferencuar nga vendet e tjera falë infrastrukturës së saj të fortë shëndetësore gjatë epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Kovid-19), shpresoj se ne do të arrijmë të njëjtin sukses edhe në procesin e ndryshimit të klimës me revolucionin e zhvillimit të gjelbër. Ne do të vazhdojmë zhvillimin tonë duke ruajtur ekuilibrin e natyrës, që na është besuar nga Allahu dhe duke i shfrytëzuar në mënyrë të arsyeshme mundësitë e saj.”

Ai iu drejtuar të rinjve duke thënë: “Nesër, ju do të merrni përsipër flamurin e këtij qytetërimi 1500-vjeçar dhe luftës 1000-vjeçare për atdheun”, dhe vijoi: “Unë dua që të rinjtë tanë të mendojnë për vizionin e vitit 2053, në të cilin ne kemi treguar synimet tona të para me lëvizjen kombëtare të teknologjisë dhe revolucionin e zhvillimit të gjelbër. Mos harroni, gjithçka fillon me një ëndërr. Atëherë do të shihni se keni filluar t’i qaseni asaj ëndrre, hap pas hapi.”

Duke theksuar se jo vetëm Turqia, por e gjithë bota është nën kërcënimin e ndryshimeve klimatike, Presidenti Erdogan deklaroi se në Romë (kryeqyteti i Italisë) dhe Glasgow (Skoci) në fund të muajit do të mbahen samitet për klimën. /trt