Erdoğan: Në të gjitha qytetet e Turqisë po realizojmë projekte infrastrukturore

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan mori pjesë në ceremoninë e hapjes së një numri projektesh infrastrukturore në qytetin e Trabzonit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne i kemi kushtuar gjithmonë një rëndësi të madhe Trabzonit. Kur Trabzoni, qyteti i lokomotivave të Detit të Zi, përparon, atëherë përparon e gjithë Turqia”, tha Erdoğan në një fjalim, duke shtuar:

“Për këtë arsye tashmë 20 vite në Trabzon dhe 80 provincat tjera të vendit tonë ne kemi realizuar projekte dhe shërbime infrastrukturore të cilat qytetarët i meritojnë”, tha presidenti turk.

Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes që qytetarët u japin autoriteteve në Turqi.

“Për sa kohë të kemi një komb si ju, me lejen e Allahut, ne do të vazhdojmë garën tonë me vendet e tjera të botës”, tha Erdoğan.

Presidenti Erdoğan tha se sot në Trabzon u hapën me ceremoni projekte të shumta infrastrukturore, përfshirë një mbikalim, njësi të reja banimi, një qendër tregtare, një vendgrumbullim të mbetjeve të ngurta dhe një fabrikë për prodhimin e energjisë. /aa