Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia po përpiqet të sigurojë dërgimin e ndihmave humanitare për palestinezët në Rripin e Gazës.
Në një postim në platformën turke “InSocial”, me rastin e Ditës Botërore të Solidaritetit me Popullin Palestinez më 29 nëntor, Erdogan shkroi: “I lutem Zotit të mëshirojë të gjithë heronjtë që ranë dëshmorë në sulmet izraelite, dhe i përshëndes me respekt vëllezërit tanë palestinezë në emër të kombit tim.”
Ai shtoi se me hyrjen e dimrit, Turqia po intensifikon përpjekjet për t’u dërguar ndihma humanitare banorëve të Gazës që po përpiqen të shërojnë plagët e tyre. “Ne në Turqi po bëjmë gjithçka që na takon për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, qoftë në ruajtjen e armëpushimit apo në dërgimin e ndihmave humanitare,” tha ai. /mesazhi






