Erdogan sot fillon turneun e Afrikës që përfshin Kongon, Senegalin dhe Guineja Bisau

Presidenti Recep Tayyip Erdogan fillon turneun e tij në Afrikë, i cili përfshin tre vende.

Erdogan do të vizitojë Republikën Demokratike të Kongos, Senegalin dhe Guineja Bisau në datat 20-23 shkurt.

Sipas deklaratës së Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, në takimet zyrtare që do të zhvillohen në kuadër të vizitave, do të diskutohen në të gjitha aspektet marrëdhëniet dypalëshe dhe do të qëndrohet në mundësitë për zhvillimin e bashkëpunimit mes Turqisë dhe këtyre vendeve në çdo fushë.

Gjatë vizitës së tij në Dakar, presidenti Erdogan do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Stadiumit Olimpik Dakar me 50 mijë vende, të ndërtuar nga një kompani turke, së bashku me presidentin e Senegalit, Macky Sall dhe presidentët e vendeve të tjera të ftuar.

Në këtë kuadër, Erdogan është planifikuar të zhvillojë edhe takime dypalëshe me liderët e vendeve pjesëmarrëse. Me rastin e vizitës do të bëhet hapja zyrtare e godinës së re të Ambasadës Turke në Dakar nga Presidenti Erdogan.

Vizita e Erdoganit në Guineja Bisau do të jetë vizita e parë zyrtare nga Turqia në nivel presidencial në këtë vend. /trt