Erdoğan: Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar në periudhën e re do të forcojnë më tej lidhjet

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në një bisedë telefonike me Mbretin e Britanisë, Charles III, ka theksuar se Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar në periudhën e re do të vazhdojnë të zhvillojnë partneritetin strategjik dhe bashkëpunimin e fortë mbi të cilën janë ndërtuar marrëdhëniet e dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria e Komunikimit e Turqisë njoftoi se presidenti Erdoğan dhe mbreti Charles III në një telefonatë diskutuan marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve.

Gjatë bisedës telefonike, Erdoğan shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e mbretëreshës Elizabeth II.

Mbreti Charles III u ngjit në fron pas vdekjes së nënës së tij, mbretëreshës Elizabeth II, e cila ndërroi jetë më 8 shtator pas një mbretërimi prej 70 vjetësh.