Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi se Ankaraja do të “vazhdojë të punojë me të gjitha forcat” për të ndihmuar në vendosjen e paqes në Iran, në një kohë kur tensionet në rajon po përshkallëzohen.
Erdogan ka bërë vazhdimisht thirrje për zgjidhje diplomatike të konfliktit, duke paralajmëruar se luftimet mund të përfshijnë më gjerësisht Lindjen e Mesme dhe të çojnë në një krizë më të thellë rajonale.
Ai ka theksuar rëndësinë e negociatave si rruga e vetme për të ulur tensionet dhe për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme.
Ndërkohë, Turqia po zhvillon kontakte me vende të ndryshme si pjesë e përpjekjeve diplomatike për të nxitur dialogun dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. /mesazhi








