Presidenti Recep Tayyip Erdogan mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit dhe dorëzimit të shtëpive të reja të ndërtuara pas fatkeqësisë së përmbytjeve në rrethin Giresun si dhe punimeve të infrastrukturës në këtë rajon.
Ai tha: “Ne kemi gaz natyror, po marrim të gjitha masat paraprake”.
Duke iu drejtuar qytetarëve në ceremoni, Erdogan deklaroi se Turqia nuk e ka problem me gazin natyror dhe tha: “Ne kemi gaz natyror, kemi FSRU (Njësi lundruese e depozitimit dhe gazifikimit të LNG gaz i lëngëzuar), kemi rezerva nën Liqenin e Kripur, po marrim të gjitha masat tona paraprake”. /trt








