Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, në një bisedë telefonike me homologun e tij azerbajxhanas, Ilham Aliyev, ka theksuar se Turqia mbështet progresin në procesin e paqes midis Azerbajxhanit dhe Armenisë, transmeton Anadolu.
Drejtoria e Komunikimeve në platformën e mediave sociale NSosyal tha se presidenti Erdogan në bisedën telefonike theksoi se Turqia dhe Azerbajxhani vazhdojnë të punojnë së bashku për të arritur qëllimet e tyre përmes bashkëpunimit në të gjitha fushat, veçanërisht në tregti.
Presidenti turk gjithashtu uroi homologun e tij azerbajxhanas për ditëlindjen dhe i shprehu urime më të mira për Vitin e Ri që po vjen.

