Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan realizoi një bisedë telefonike me palestinezen e guximshme 17 vjeçare Ahed al-Tamimi, të cilën e uroi për guximin dhe këmbënguljen në luftën e saj, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet presidenciale Erdoğan ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ahed al-Tamimi, e cila u lirua sot nga qeveria izraelite.
Presidenti Erdoğan uroi palestinezen Tamimi, fituese e “Çmimit të Guximit Handhala”, për guximin dhe këmbënguljen në luftën e saj.
Gjatë bisedës telefonike, thuhet se pranë palestinezes Ahed ishte edhe nëna e saj Neriman al-Tamimi.
Duke shprehur gëzimin për lirimin e saj, presidenti Erdoğan tha se “Turqia do të vazhdojë të mbështesë luftën e drejtë të palestinezëve”.