Eric Garcia nënshkruan me Barcelonën

Eric Garcia ka nënshkruajë sot kontratën e tij me Barcelonën.

Mbrojtësi spanjoll, Eric Garcia është lojtari më i ri i Barcelonës.

Pas prezantimit të Sergio Agueros ditën e djeshme, tani radhën e ka Garcia, mbrojtësi i cili doli nga radhët e akademisë “La Masia”.

Barcelona ka bërë të ditur transferimin e Garcias përmes uebfaqes së klubit dhe rrjetit social Twitter.

Garcia ka nënshkruar kontratë deri në sezonin 2025/2026 me një klauzolë lirimi prej 400 milionë eurosh. Ai do të prezantohet sot rreth orës 13:00 si lojtar i Barcelonës, transmeton lajmi.net.

21 vjeçari do të injektojë “oksigjen” në mbrojtjen me probleme të Barcelonës, ku “Blaugranët” shpeshherë kanë vuajtur sezonin e kaluar.